Para 5 vitesh NISMA dhe AKR i kishte “mbyllur sytë” për votat nga Serbia

Nisma Social Demokrate dhe Aleanca Kosova e Re sipas gjitha gjasave do të futën në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga Serbia.

E dëmtuar më së shumti me këtë vendim po del të jetë Lëvizja “Vetëvendosje” e cila humbi 3 deputetë ndërsa LDK-ja 1.

Mirëpo, partia e Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit nuk kishin bërë një ankesë të tillë në vitin 2014 për flet-votimet e Serbisë, shkruan Indeksonline
Pas këtyre votave, rezultatet për subjektet politike shqiptare kishin rënë në përqindje. Kësisoj, partia e Behgjet Pacollit s’kishte arritur ta kaloj pragun.

Rezultatet për subjektet politike pas përfundimit të numërimit të votave me postë:

PDK + 215.362 -30,38%

LDK 180.217 – 25,42%

VV 96.106 – 13,56

AAK 67.746 -9.56%

SRPSKA 36.987 – 5,22%

NISMA 36.605 – 5,16%

AKR 33062 – 4,62%