“Paqe” në kryeqytet, Prishtina e Feronikeli ndajnë pikët, Avdyli hero i drenicasve

Skuadrat i ndanë pikët, 0:0, në ndeshjen hapëse të xhiros së 16-të të Superligës. Ndeshjet tjera do të luhen nesër dhe pasnesër

Ndeshja hapëse e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Feronikelit është mbyllur pa fitues.

Bardhekaltrit kanë barazuar pa gola, 0:0 me ekipin e Gjelbër, në ndeshjen e zhvilluar sot në kryeqytet.

Në një ndeshje të plogësht, skuadrat nuk arritën të shënonin në portën kundërshtare.

Prishtinasit e humbën një penallti me Sabien Lilajn dhe mundësinë për t’i fituar tri pikë.

Gjuajtjen e futbollistit shqiptar e priti portieri Avdyli i mysafirëve në minutën e 14-të të ndeshjes.

Para lojës u përkujtuar ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani, i cili ndërroi jetë sot.