Pas klubit italian Lazio, numrit të klubeve që kanë filluar të grumbullojnë të ardhura për t’u ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri është edhe klubi grek, PAOK-u i Selanikut.

31 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa së fundi dyert e stadiumit i ka hapur edhe klubi i madh grek, Paok.

“Të gjithë së bashku të mbështesim nismën e Paok për të ndihmuar të prekurit në Shqipëri nga tërmeti!”, shkruhet në llogarinë e klubit grek.

“Sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë botën pak më të mirë…”

https://www.facebook.com/PAOKFOOTBALL/posts/10157620739504687

Klubi grek ka hapur dyert e stadiumit duke ftuar qytetarët të sjellin ndihma.

Ndihmë kanë dhuruar edhe tifozët e shumë klubeve nga Kosova e Shqipëria gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa disa qytetas të Shqipërinë kanë ardhur në Kosovës për t’u strehuar derisa të qetësohet situata.