Sllaxhana Pantoviq, ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, ka bërë një postim interesant në lidhje me ndalimet që po i bëhen këshilltares së Kurtit në kufirin Serbi-Kosovë.

Sllaxhana ka thënë se i vjen keq për znj. Ardita Sinani duke shtuar se në këto situata “duhet të bëhemi njerëzor dhe ta takojmë njëri-tjetrin.”

“Më duket e çuditshme se si znj. Mimoza (Kusari Lila) nuk intervenon përmes Sllavko Simiqit dhe Radojiçiqit që ta lënë gruan ta kalojë kufirin. Duhet të tregohemi njerëz dhe ta ndihmojmë shoqi-shoqin.” – shkruan znj. Pantoviq në profilin e saj në Facebook.

Nuk dihet nëse këto fjalë i ka thënë me seriozitet apo në mënyrë ironike Pantoviq, që në disa statuse të mëhershme kishte pasur edhe fjalë të mira për Radojiçiqin.

Kujtojmë se znj. Kusari Lila ishte dëgjuar derisa e pranonte se kishte folur me keqbërësin serb Millan Radojiçiq në një bisedë në zyren e saj me zyrtarin Sllavko Simiq.

Postimi i plotë: