Pantina e PSD-së: Me kënaqësi i jemi përgjigjur kërkesës së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Këtë javë pritet të ketë mocion votëbesimi, për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Për këtë opozita janë në kërkim të votave të pozitës, ndërkohë LDK-ja ende nuk ka vendim nëse do i kërkojnë edhe votat e Listës Serb.

Kërkesës së LDK-së konkretisht të kreut të saj Isa Mustafa bërë një ditë më herët për rrëzimin e Qeverisë i herë është përgjigjur menjëherë PSD-ja.

Për Ballkani.info deputetja nga radhët e PSD-së Shqipe Pantina, tha se kjo parti çdo herë ka kërkuar nga LDK-ja që të ulen dhe të bëjnë një strategji pasi që nuk janë votat e mjaftueshme vetëm me partitë opozitare.

Pantina u shprehë e kënaqur siç thotë ajo që më në fund LDK-ja ka reflektuar dhe e ka ftuar PSD-në në takim.

“Shpend Ahmeti menjëherë i është përgjigjur ftesës së Mustafës, duke thënë se mund të takohemi, dhe ne po presim që ky të takim të ndodhë sa më shpejt”, ka pohuar Pantina.

Deputetja e PSD-së thotë se veç krijimi i kësaj Qeveria ka qenë gabim, prandaj sipas saj edhe ka qeverisë keq.

“Sa më shpejt që të rrëzohet kjo qeveri është më mirë. Shpresojmë që të mos na ndodhë si në legjislaturën e kaluar, sepse e kemi rrëzuar qeverinë Mustafa, dhe erdhi një qeveri edhe me e keqe se ajo tjetra”, ka shtuar Pantina.

E pyetur nga Ballkani.info se a i konvenon PSD-së që vendi të shkojë në zgjedhje tash, ajo ka thënë se kjo nuk është me rëndësi për partinë, por për popullin.

“Ne duhet të dakordohemi për një qeverisje ndryshe, dhe jo për një qeveri ndryshe”, ka theksuar ajo.

Takimi i liderëve të partive opozitare nuk dihet saktë se në cilën ditë të kësaj jave do të mbahet. /Ballkani.info/