Panikë e madhe në Shqipëri nga koronavirusi, qytetarët boshatisin marketet

Paniku nga koronavirusi ka shtyrë shumë qytetarë në Tiranë e Durrës të drejtohen në supermarkete e të bëjnë furnizime me ushqime.

Shumë qytetarë të shtyrë nga frika e izolimit të koronavirusit, kanë boshatisur marketet.

Ndërkohë ditën e sotme, qeveria e Shqipërisë mbylli shkollat dhe pezulloi udhëtimet ajtore e detare drejt Italisë së Veriut.