Panik në Tiranë nga tërmetet e reja, i fundit 4.9 ballë të Rihterit

Para pak minutash është raportuar për një tërmet të ri i shkallës 4.9 ballë të Rihterit.

Siç raporton EMSC, Organizata e Pavarur Shkencore për lëkundjet e tokës, me bazë në Paris, tërmeti i fundit në Shqipëri është i shkallës 4.9 ballë të Rihterit, ndërsa një tjetër para tij 4.5.

Tërmeti i shkallës 4.9 ishte 46 km në veriperëndim të Tiranës, dhe 25 km në veri të Durrësit.

Mediat në Shqipëri raportojnë se lëkundjet e fundit të tokës kanë ngjallur panik nën qytetarë.