“Panenka” e dështuar e sulmuesit në Skoci (VIDEO)

Sulmuesi xhamajkan i St. Mirren Simeon Jackson ka tentuar të bëjë një “Panenka”gjatë ndeshjes me St Johnstone, por tentativa e tij ka dështuar keq.

Në fund, rezultati ishte 0-0 dhe trajneri i ekipit e ka kritikuar lojtarin për mënyrën se si e ka goditur penalltinë.

Goditja e lojtarit nuk mori harkun e zakonshëm të një “Panenke” dhe si pasojë portieri nuk e kishte të vështirë ta ndalonte.