Qindra qytetarë janë dyndur drejt spitalit, teksa vazhdon të pranojë viktimat e bombardimeve të vazhdueshme izraelite në Gaza.

Pamjet, të xhiruara disa orë përpara kërcënimit izraelit, zbulojnë gjithashtu praninë e ambulancave dhe ekipeve mjekësore të vendosura në hyrje të spitalit.

PRC ka raportuar se spitali aktualisht po ofron kujdes për qindra pacientë të plagosur, të lënduar, përfshirë ata në njësitë e kujdesit intensiv dhe të porsalindurit në inkubatorë.

Për më tepër, spitali po strehon 12 mijë civilë të zhvendosur të paarmatosur, ku shumica janë fëmijë dhe gra, të cilët kanë kërkuar strehim në spital për sigurinë e tyre.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze (PRCS) thotë se kanë marrë “kërcënime të forta” nga forcat izraelite për të evakuuar menjëherë Spitalin Al-Quds, sepse ky i fundit do të bombardohet.

“Që nga orët e mëngjesit, në rrethinat e Spitalit Al-Quds ka pasur dëshmitarë të bastisjeve të vazhdueshme që çuan në shkatërrimin e plotë të tij”, thuhet në një deklaratë në median sociale X.

Spitali ndodhet në zonën Tel al-Hawa të qytetit të Gazës.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza kanë thënë se të paktën 30 spitale dhe qendra shëndetësore janë mbyllur, që kur Izraeli filloi luftën e tij në enklavë. Ata kanë mbetur pa furnizime mjekësore dhe karburant.