Rusi

Pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në njëzet vjetët e fundit në Rusi: Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve

Mbrëmje e kaluar ka ndodhur një sulm në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vrarë të paktën 93 persona.

Tashmë shumë video janë publikuar në rrjetet sociale, ku disa prej tyre janë të realizuar nga qytetarët që gjendeshin brenda sallës.

Në një video shihet se si një qytetar përpiqet të largojë një qytetar tjetër gjersa sulmuesit po kryenin vrasjet në korridor, shkruan BBC.

Gjithashtu janë publikuar pamjet teksa njerëzit bërtisnin brenda në sallë dhe kërkonin ndihmë gjersa sulmuesit filluan të shtien në drejtim të tyre.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës.

https://twitter.com/stillgray/status/1771235159045730545

Më poshtë janë disa prej videove që e shënuan ngjarjen gjatë mbrëmjes së kaluar, e cila po konsiderohet si një ndër më të rëndat në njëzet vjetët e fundit për Rusinë.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1771231434365100210

VIDEO BONUS: