Pamjet: Përcillet në banesën e fundit nëna e kryeministrit Edi Rama

Sot rreth orës 17:00, është përcjellë për në banesën e fundit nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

82 vjeçarja është përcjellë në varreza nga një numër i paktë njerëzish, për shkak të masave për Covid.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë dy djemtë e saj Edi dhe Olsi Rama, bashkë me familjet e tyre.