Greqi

Pamjet pas tre tërmeteve të fuqishme në Greqi

Tre tërmete të fuqishme janë ndjerë gjatë orëve të para të ditës së sotme në detin Jon dhe kanë prekur ndjeshëm shtetin grek.

Si pasojë e tërmeteve, toka në ishullin Zakynthos dhe Zante ka pësuar çarje në disa vende. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për banesa të shembura apo për persona të lënduar.

Energjia elektrike në qytezën kryesore të quajtur po Zante u ndërpre, ndërsa shërbimet e zjarrfikëses raportuan dëme të mëdha të akseve rrugore, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.

Shërbimi amerikan i Gjeologjisë njoftoi se lëkundja kishte një thellësi prej 16.6 km (10 milje), e u pasua nga një tërmet me magnitudë 5, e më pas nga një seri pas-lëkundjesh të vogla. Sipas tij, pak gjasa ka që të jenë shënuar viktima.