Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj u paraqit sot për intervistim pranë Prokurorisë Speciale për Krime lufte në Kosovë, në cilësinë e të dyshuarit. Pas intervistimit që nuk zgjati shumë, Haradinaj tha se ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje.
Në një paraqitje para mediave, pas intervistimit, Haradinaj tha se nuk pati dicka konkret, por, që u pyet për rolin e tij në UÇK.
“Sot jam paraqitur si Idyshuar për me e kry obligimin ligjor në bazë të një ftese të prokurorisë speciale, kam pranuar këshillën ligjore që mos me u përgjigjë fare në pyetje, me këtë obligimet e mija kam kryer ndaj gjykatëës në bazë të ligjit, obligime të tjera nuk kam. Këto janë procedura ligjore, jo me fsheh diçka prej publikut, por nik ka një materie me të cilën jam njoftuar për cka bëhet fjalë, me ëqë ligji nuk ma lejon, këshilla ligjore nuk ma lejon me hi në diskutim të përmbajtjes, nëse ka. Jo nuk e di, kem kërkuar shpjegime, roli im në UÇK e aspekte tjera po jo dicka konkrete”, tha Haradinaj.
I njejti po thotë se do të respektoj cdo veprim ligjor, e se do t’i qëndorjë prapa agjendës së tij politike.
“Tani shiqoni, do të respektoj çdo vendim ligjor në cdo kohë, është me rëndësi që të krijojmë një shembull të respektimit të ligjit, pa dashtë me ndërlidhë edhe agjendës time politike do t’I qëndroj besnikë, atë që e kam thënë cdo herë jemi për dialog pa kushte, për njohje me Serbinë, tregu për njohje jo formula tjera që janë të parpanushme për Kosovë”, tha ai.
Hardinaj nga Haga ka komentuar edhe vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Prokuroria nuk e ka shpreh, apo paraqit ndonjë obligim tjetër timin për gjykatën, këtë obligim sapo e kreva që e kisha, arsyeja pse kam dhënë dorëheqje ka të bëjë me nocionin e shtetit, me që nuk kam obligime, e shteti ka mbet shtet, do të kthehem si gjithë të tjerët, kolegët e mi në politikë të afrohem para qytetarëve me ato opsione e ato tema që janë interesimet”, shtoi ai.
Tutje, se a do të duhet të veprojnë edhe krerët e tjerë të institucioneve nëse marrin ftesë nga Specialja, Haradinaj e pati këtë përgjigje.
“Nuk jap leksione në këtë drejtim, unë e kam vërë atë që e kam vlerësu të rëndësishme, kryetari I qeverisë kur del para hetuesve ka dalë qeveria ka dalë shteti, me e e respektu shtetin të cilin menzi e kemi kriju, e kam dhënë një shembull të respektimit të ligjit”, tha kryeministri në dorëheqje.







