Pamjet e sigurisë tregojnë se kush është killeri që ekzekutoi Fatos Ferracakun në Shkodër

Vrasësi i Fatos Ferracakut është një i ri me trup mesatar dhe sportiv.

Hetueset kanë siguruar pamje nga një kamër sigurie pranë vendit të ngjarjes, por jo momentin kur autori ka shtënë mbi viktimën në lagjen Rus pranë markatës. Atentatori i ulur në pjesën e pasme të motorrit, është një i ri 180 cm i gjatë me peshë normale trupore.

Në kokë mbante një kaskë dhe pjesa e fytyrës së tij ende nuk është identifikuar. Nga hetimet e deritnashme rezulton se ekzekutimi i Fatos Ferracakut në 14 nentor është kryer nga vrasës profesionist dhe të paguar.

Kohët e fundit viktima kishte biseduar me të afermit e tij se kishin rënë në gjurmët e autorit që vrau kusheririn Ajran Ferracakun. Madje është folur se shumë shpejt ai do te binte në kurth dhe haku do të merrej. Duket se këto sekrete të Ferracakut e vunë në shënjester të grupit kriminal i interesuar për ta izoluar dhe lodhur fisin që mund tu hapte punë.

Për hetueset vrasjet e dy kushërinjeve kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe nëse do të identifikohej autori do të zbulohej edhe porositësi i ti. Ferracaku 40 vjeçar u qëllua kur po pinte kafe me kunatin e tij pranë markatës. Kurse Ajran Ferracaku u ekzekutua duke kalëruar me 1 shtator. Autorët në të dy rastet kanë djegur mjetet me të cilën kanë lëvizur gjatë atentateve./abcnews