Pamjet e reja| E reja u fut në parakalim, si ndodhi aksidenti tragjik në Berat

Dalin pamje të tjera nga aksidenti tragjik që i mori jetën nënës 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, e reja pak para aksidenti është future në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion. Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.