Kamera e mbikëqyrjes në objektin e Klubit të Varkave në Split, i cili u shkatërrua në stuhinë e madhe që goditi Dalmacinë qendrore të martën në mëngjes, regjistroi kalimin e stuhisë.
Brenda pak minutash era fryu dhe përmbysi anijet, transmeton Ballkani.info.
Njerëzit u strehuan në momentin e fundit dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua. Dëmet materiale janë të mëdha, çatia e klubit të varkave u rrëzua dhe ambientet u përmbytën. /Ballkani.info/







