Pamje tronditëse nga aksidenti me 4 të vdekur VIDEO

Një automjet ku udhëtonte një familje mësohet se është përplasur në mbrëmje me një kamion dhe për pasojë deri më tani konfirmohet se kanë mbetur të vdekur katër shtetas në Fushë-Krujë.

Gjithsesi ky mbetet një informacion paraprak.

Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga syri.net aksidenti duket i rëndë dhe në vendngjarje ndodhen forcat të shumta të policisë dhe zjarrëfikëses.