PAMJE/ Tragjedi shqiptare në Itali, nga shpërthimi i bombolës së gazit vdes fëmija 4-vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Shembja e një ndërtese si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi i ka marrë jetën fëmijës 4 vjeç, ndërsa është plagosur nëna bashkë me dy të tjerë, teksa babai ndodhet në gjendje shoku në spital nga tronditja.

Fëmija shqiptar që ndërroi jetë quhet Aron.

Ai u nxor i vdekur nga rrënojat. Nëna, tridhjetë e katër vjeçe, u nxor nga rrënojat dhe u transportua në spital në Torino. Babai, 40-vjeç, i cili mbërriti pak më vonë, u transportua në spital i tronditur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Si pasojë e shpërthimit të bombolës u shemb e gjithë godina që kishte brenda me qira disa familje të kombësive të ndryshme.

Një person që jeton pranë shtëpisë që u shemb u shpreh se “Dëgjova zhurmën dhe pashë zjarrin ndërsa punoja, ishin pesë persona dhe unë nxora njërin nga rrënoja: ishte një burrë, i djegur. Ai bërtiste nga dhimbja. Unë e ndihmova” tha ai.