Qyteti Kharhiv në Ukrainë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale pas sulmit rus me raketa nëpër qendër të këtij qyteti.
Pamjet e shkatërrimit në masë të madhe në qytetin e Kharviv-it janë publikuar nga reporteri i luftës, Thomas van Lige, shkruan lajmi.net.
“Ukraina: Pas sulmit në Kharviv këtë mëngjes. Shkatërrim total i sheshit qëndror të qytetit”, thuhet në mbishkrimin përcjellës të videos së reporterit van Lige.
Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve ukrainase, 352 civil ukrainas janë vrarë si pasojë e agresionit rus.
#Ukraine 🇺🇦: aftermath of the attack on #Kharkiv this morning.
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) March 1, 2022
Utter destruction around the city's central square. pic.twitter.com/IpCwxjq5xX







