Pamje tmerri në Izrael dhe Gaza që tregojnë shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara – dhe jo vetëm kaq

Në Izrael dhe Gaza, raketat dhe sulmet ajrore kanë vazhduar, duke shkatërruar ndërtesat ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Sipas mediave të huaja, ushtria izraelite tha se përqendrimi i zjarrit me raketa militante drejt fshatrave dhe qyteteve gjatë javës së kaluar është në nivelin më të lartë ndonjëherë.

Ndërkohë në Gaza, zyrtarët thanë se sulmet e fundit ajrore izraelite ishin sulmet më vdekjeprurëse në konflikt deri më tani.

Sipas të dhënave, që nga e diela (16 maj), dhjetë njerëz janë vrarë në sulmet me raketa ndaj Izraelit. Në Gaza, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 188.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim pas tetë ditësh dhune midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA-ja po punonte me Egjiptin si dhe me vendet e tjera për ndalimin e luftimeve.

Ndërkohë, SHBA-ja bllokoi përsëri një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës është tani në javën e dytë.