Inspektorati Policor i Kosovës, në vazhdën e operacioneve në disa komuna të Kosovës, ka kryer një aksion në veri ku ka arrestuar 19 zyrtarë policorë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kontrabandë dhe marrje të ryshfetit.

Gjatë operacionit Policia e Kosovës ka hasur në disa pengesa, siç ishte ajo në Zubin Potok.

Në një video të publikuar nga Gazeta Feta, shihet se si policia largon barrikadat që ishin bërë nga kamionët.

Kujtojmë, se nga operacioni i policisë së Kosovës, janë arrestuar 19 pjesëtarë policor, 11 serbë, 4 shqiptar dhe 4 boshnjakë.

Ministria e Punëve të Brendshme është deklaruar lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë.