Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite ore në Lagjen e Spitalit në kryeqytet. Aty janë plagosur katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ballkani.info e ka siguruar videon ku personat e plagosur janë të shtrirë në rrugë, derisa aty kalojnë veturat dhe kalimtarët e rastit.

Po ashtu Ballkani.info sjellë edhe video tjetër ku një person afrohet për t’ju dhënë ndihmë të plagosurve, por njëri aty e frikëson duke i thënë: “Ikë se është me kallash”.

loading…