Pamje të tmerrshme vijnë nga Gjakova, komplet kati i parë i shtëpisë mbetet në ujë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Komunën e Gjakovës.

Lexues të Express kanë dërguar foto nga një shtëpi në fshatin Gjurkovc të kësaj komune.

Aty shihet se si komplet kati i parë i një shtëpie është mbushur me ujë.

Gjithashtu edhe oborri i shtëpisë e banorët shihet teksa lëvizin me vështirësi.