Pamje të të dyshuarit për sulm në Kopenhagë, i armatosur vraponte nëpër qendër tregtare

Janë publikuar në rrjetet sociale pamje nga momenti i tmerrshëm i sulmit me armë në qendrën tregtare të Kopenhagës.

Në video shihet i dyshuari për sulm.  Policia arrestoi në vendngjarje një 22 vjeçar të armatosur me armë automatike, ndërkohe që motivet e sulmit janë ende të paqarta.

Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë dhe pistën e terrorizmit.

Ende nuk është e qartë se sa viktima ka pasur nga ky sulm i rëndë në kryeqytetin danez.