Pamje të rralla të presidentit Rugova në themelimin e organit “Forumi Demokratik” më 1990

Ish-ambasadori shqiptar në Bosnje e Hercegovinë, Flamur Gashi ka kujtuar kohën kur presidenti Ibrahim Rugova ishte zgjedhur drejtues i “Forumit Demokratik” më 1 korrik 1990. Në një video-incizim të publikuar nga ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova, Adnan Merovci, kryetari i parë i LDK-së shihet duke tymosur cigare teksa bisedon me të pranishmit në ceremoninë e themelimit të organit “Forumi Demokratik”.

Gashi ishte pjesëmarrës në ceremoninë e themelimit të “Forumit Demokratik” një organ në të cilin u mblodhën të gjitha partitë dhe organizatat që funksiononin në atë kohë në Kosove.

Deklarata e miratuar në “Forumin Demokratik” ishte baza e Deklaratës Kushtetuese që u miratua të nesërmën me 2 korrik 1990 nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.