Pamje të rralla: Kështu festohej Viti i Ri në familjen e Adem Jasharit VIDEO

Në një video të vitit 1995, shihet duke u festuar Viti i Ri në familjen Jashari në Prekaz.

Edhe pse gjendja në atë kohë veç kishte nisur të përkeqësohet në Kosovë, familja Jashari ishte munduar që në mënyren e tyre dhe në rrethana të tilla të bënin një festë familjare për pritjen e Vitit të Ri.

Në video shihen pamje të rralla të natës së fundit të vitit 1995 e ku shihen Adem Jashari e Hamëz Jashari.

Me fillimin e vitit 1996, në Kosovë vetëm nisën krismat e para të luftës e cila zgjati deri në qershor të 1999, ndërsa kosovarët këtë vit festuan vitin e 22-të në liri, falë sakrificës së shumë dëshmorëve dhe heronjëve, në mesin e tyre edhe familja Jashari.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR0fYQqgW9F1sVkBOr-z_eTjaT4OZi2f05VVgjGBH8ry7-YbyN5QfCu5qUs&v=N5FOD68k2Ts&feature=youtu.be