Një grup të rinjsh janë parë duke u rrahur sonte në Ferizaj. Më konkretisht tek qendra “Village”.
Siç shihet edhe nga pamjet rrahjet kanë ndodhur grupe e grupe.
Sipas dëshmitarëve të rastit thuhet se dy nga të rinjtë kanë qenë nga qyteti i Suharekës derisa dikush është dëgjuar duke thënë “ Hajdeni edhe njëherë Ferizaj guxofshi”.
Ndërsa për rastin nga Policia e Kosovës ende nuk ka pasur ndonjë deklarim.







