PAMJE TË RËNDA: Vetura godet biçiklistin në Podujevë (VIDEO)

Një biçiklist është goditur me veturë në rrugën “Ilir Konushevci” afër Stacionit Policor në Podujevë.

Mësohet se viktima është goditur në rrugë, teksa i njëjti është nisur menjëherë për në QKUK të Prishtinës.

Ballkani.info e ka siguruar videon ku personi i goditur qëndron i shtrirë pa ndjenja në rrugë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Për rastin në fjalë, ekipet emergjente i janë përgjigjur rastit, pas trajtimi të parë mjekësor në vend ngjarje, i njëjti është nisur menjëherë për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK të Prishtinës. Ndërsa, për detaje tjera mund t’i merrni më vonë”, kanë thënë nga Emergjenca. /Ballkani.info/

KUJDES! Pamje të rënda

https://www.youtube.com/watch?v=RGB0w9FAMPc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3xvUrMdyPbRQOD6JEEd4vK-7xH44WP1XUtjua1e_xXBrTJP9taPdRMfAg