Pamje të rënda: Shikoni si 39 vjeçari pasi e qëllon me armë një person e shqelmon më pas për tokë

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite në zonën e Nikopolis në Selanik, ku për fat të mirë nuk pati viktima.

Një i ri qëlloi fillimisht me armë ndaj një 39-vjeçari para derës së një kazinoje duke e kërcënuar atë më pas, ndërkohë që e qëllonte me shkelma.

Nuk dihet shkaku i përplasjes mes tyre, por të pranishmit kanë kapur me kamera momentin kur i riu qëllon me shkelma dhe i kërkon të gjunjëzohet 39-vjeçarit.

Policia arrestoi më pas të riun duke hetuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.