LAJMI I FUNDIT

PAMJE TË RËNDA/ Pak pas atentatit me tritol në Tiranë, shihni shoferin e mbuluar në gjak VIDEO

Lapsi.al siguron të tjera pamje nga atentati me tritol ne Tiranë. Për arsye etike zgjedhim te mbulojmë pjesen e gjakosur te trupit te te plagosurit. I plagosuri është Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar kohë më parë.

Dyshohet se ai ka qenë në drejtimin e mjetit gjatë shpërthimit.

Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij në Rrëshen në gusht të vitit të shkuar.

Familja Gjini është e njohur për përfshirjen në trafikun e drogës dhe viktima konsiderohej si “ushtari” i Met Kananit, gjithashtu i përfshirë në këtë trafik.

Ekzekutimi i Armando Gjinit ka mbetur pa autor sot e kësaj dite.