Pamje të rënda nga spitali në Indi: Mjekët fshihen, pacientët të vdekur pa oksigjen

Në Indi janë publikuar pamje të frikshme të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët, sipas familjeve të tyre, u lanë nga mjekët të të vdesin pa oksigjen.

Skena tragjike ndodhi në Spitalin e Kretës, një klinikë private pranë New Delhit javën e kaluar pasi familjeve të pacientëve iu tha se spitalit po i mbaronte oksigjeni.

Të afërmit, të cilët paguanin më shumë se një mijë dollarë në ditë për një shtrat, thanë se erdhën në spital, por gjetën pacientët të braktisur dhe njësinë e kujdesit intensiv të mbyllur. Kur dera u hap më në fund, pacientët u zbuluan se kishin vdekur.

Policia u desh të reagonte kur familjarët e viktimave gjetën personelin mjekësor të fshehur në mensë duke i kërcënuar t’i sulmonin ata.

Ndërsa videoja e tragjedisë u bë virale këtë javë, policia tha se struktura nuk ishte e autorizuar për të trajtuar pacientët me covid, por aktualisht po zhvillohet një hetim për këtë.

Spitali i Kretës ka 50 shtretër për pacientët me covid, dhe sipas mjekëve, ata që vdiqën ishin midis 40 dhe 80 vjeç.

Menaxhmenti i spitalit konfirmoi se mjekët dhe personeli përkohësisht “fshiheshin”.

“Nga frika e humbjes së jetës së tyre, ata u fshehën në mensë në mënyrë që familjarët e tyre të mos i sulmonin. Sidoqoftë, mjekët dhe stafi u kthyen në punë shpejt pas mbërritjes së policisë”, tha një zëdhënës i spitalit.

Drejtori i spitalit Swati Ratore tha se familjarët e viktimave ishin paralajmëruar të “transferonin pacientët e tyre” për shkak të krizës së oksigjenit.

“Përkundër kërkesave të shumta, askush nuk erdhi para se pacientët të vdisnin,” tha ai.

Kjo është vetëm skena e fundit tronditëse që vjen nga India, e cila po kalon nëpër një gjendje të trmerrshme. Numër rekord i vdekjeve u regjistrua në Indi të shtunën, dhe për të tretën ditë me radhë, numri i të sapo infektuarve është më i lartë se 400,000. Ekspertët mjekësorë thonë se të dhënat aktuale mund të jenë pesë deri në dhjetë herë më të larta se ato zyrtare.