Pamje të rënda nga Kabuli, njerëz që vdesin duke u shkelur teksa përpiqen të hyjnë në aeroport

Pamje dramatike vijnë nga aeroporti i Kabulit, ku njerizit janë shtypur me njëri tjetrin teksa përpiqen të shpëtojnë nga sundimi i talebanëve në Afganistan.

Mijëra njerëz të dëshpëruar për të lënë Afganistanin kanë kaluar javën duke pritur në aeroport, teksa shpresojnë se do të hypin në një avion dhe do të shpëtojnë nga talebanët.

Dje sipas medjeve të huaja ishte “dita më e keqe”, pasi në aeroport disa persona humbën jetën se u shtypën nga turma e disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre gra dhe fëmijë.

Siç shihet në videon e mëposhtme qytetarët afganë janë të pa hidratuar dhe ushqyer dhe duken në gjende të rëndë shëndetësore dhe që shpresa e tyre e vetme është që të largohen nga vendi.