Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia e Kosova ka treguar se nga ky aksident ka mbetur një person i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi e një veture me ç’rast janë lënduar gjashtë persona, me njërin prej tyre që nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Policia e Kosovës.

Ballkani.info ju sjellë fotografi nga vendi i aksidentit, ku vetura shihet e aksidentuar rëndë.