shba

Pamje të reja të vrasjes së Rayshard Brooks, bisedoi i qetë me policët derisa nuk tentuan t’i vënë prangat

Është publikuar videoja e plotë nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, ku shihet momenti i tentim arrestimit të afro-amerikanit Rayshard Brooks, i cili është qëlluar për vdekje nga policia në Atltanta të SHBA-ve.

Aty shihet Brooks duke biseduar plotësisht i qetë me policët, por gjithçka ndryshon kur ata tentojnë t’i vënë prangat.

Brooksin e kishte zënë gjumi në veturën e tij të parkuar pranë një restoranti, duke bllokuar trafikun, gjë që është telefonuar policia për të intervenuar.

E kur e zgjuan, ai ka lëvizur veturën nga parkingu dhe është rikthyer për të fjetur në të. Megjithatë, policët insistonin t’i bënin testin e alkoolit, e kur u konstatua se ka konsumuar më shumë se që është e lejuar kur është pranë timonit, tentuan t’i vënë prangat.

Në video shihet se si i reziston arrestimit, dëgjohen britmat “mjaft rezistove”, ku më pas Brooks tenton të arratiset.

Videot e publikuara më poshtë shfaqin Brooksin që ia rrëmben elektroshokun policit dhe tenton të ikë nga vendi i ngjarjes, por kur ia kthen shpinën policisë qëllohet nga pas me dy plumba.

Shpërndaje