Pamje të reja: Momenti i vrasjes së policit nga grabitësi në Istog (VIDEO)

Pamje nga një kënd tjetër tregojnë gjithë dramën që ndodhi sot në pikë të ditës, në qendër të Istogut.

Atje, Kamer Metaj, i pajisur me një AK-47, me revole e një granatë dore, kishte tentuar plaçkitje në filialin e një banke. Duke mos mundur ta kryente këtë, ka lënë të vrarë policin, ish-ushtarin e UÇK-së, Izet Demaj.

Pamjet shpërfaqin përpjekjen për arratisje të Metajt, pasi kishte kryer vrasjen. Në video shihet edhe grumbulli i qytetarëve, teksa dëgjohen zëra që thonë gjuaj.

Në fillim të video shihet se si një person mbet i shtrirë derisa Metaj largohet me vrap dhe më pas vritet nga pas nga një polic. Dyshohet se personi i shtrirë është polici Izet Demaj. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=Is6bk-yAfu0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3LgL89oC3RsbCsnEqHcXWpHqU0i-fD2b9tGCHT5hsiU2fZfCNcqgJ-8gQ