Pamje të pazakonta: Shihni ç’të bën policia australiane për mungesë të maskës VIDEO

Pasi një video e arrestimit të dhunshëm të një gruaje në rrugët e Melburn filloi të shpërndahej në internet, policia australiane duhej të shpjegonte veprimet e saj në një deklaratë. Ajo tregon një oficer policie që ngjesh një grua me dhunë një mur, duke ia mbajtur duart rreth qafës, dhe pastaj e shtrin përtokë, raporton CNN.

Policia tha në një deklaratë se oficerët ishin duke patrulluar rreth orës 17:00, kur panë një femër 21-vjeçare duke ecur nëpër rrugë pa një maskë mbrojtëse. Ata vendosën ta arrestojnë pasi ajo nuk pranoi të jepte emrin, mbiemrin dhe adresën.

Përkatësisht, shteti i Victoria-s vendosi një gjendje të jashtëzakonshme të dielën për shkak të një rritje të transmetimit lokal të sëmundjes, dhe banorët e Melburn duhej të veshin maska ​​çdo herë sapo të dalin nga shtëpitë e tyre. Gjoba për mosveshje maske është 120 euro.

Në videon e incidentit, ajo mund të dëgjohet duke bërtitur “ju po më mbytni”.

Zëri i një burri që regjistron të gjithë skenën mund të dëgjohet gjithashtu: “Lëreni atë”. Në një moment, gruaja goditi policen që u përpoq të ndërhynte.