Pamje të mahnitshme. Shihni si do të duket Stadiumi Kombëtar i Kosovës (VIDEO)

Sot në Prishtinë është prezantuar projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Punimet për ndërtimin e këtij stadiumi, me kapacitet prej 30 mijë ulësesh, pritet të fillojnë këtë vit. Ndërtimin do ta bëjë një kompani turke.

Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

I pranishëm ishte edhe ylli i Kombëtares “Dardane”, Milot Rashica, dhe shumë politikanë të tjerë.

Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kosova do të shpërngulet.

Në video mund ta shihni pamjen se si do të duket ky stadium: