Pamje të mahnitshme nga shpërthimi i Vullkanit Etna – ‘ndriçon’ Italia (VIDEO)

Vullkani Etna ndriçoi qiellin e Italisë me shpërthime të lavës së nxehtë.

Shpërthime të mahnitshme mund të shiheshin derisa lumenjtë e lavës së kuqe derdheshin në shpatin e kraterit juglindor, pasi një shpërthim i ri filloi në orët e para të së premtes.

Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shpërthejë disa herë në vit. Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.

Etna është vullkani më i lartë në Evropë.