FOTO

Pamje të mahnitshme në qiellin kroat, fenomen natyror zgjati 10 minuta

Të dielën rreth orës 18:30, në zonën e Dalmacisë qendrore dhe në pjesë të Kroacisë kontinentale është parë fenomeni natyror i quajtur “Aurora Borealis”, shkruajnë mediat kroate, transmeton atvlive.tv.

Ky fenomen është i zakonshëm në ditët e kthjellta në Norvegji, Suedi dhe Finlandë, ndërse nga Kroacia mund të shihet më rrallë se një herë në 10 vjet.

“Aurora Borealis”, në veri ka ngjyrë të kaltërosh ose të gjelbër, ndërsa nga Kroacia qendrore është parë se kishte ngjyrë kuqërremtë.

Në Rogoznicë, ky fenomen natyror zgjati deri në 10 minuta.