Pamje ta papara deri më tash, ushtarët e UÇK-së të ardhur nga SHBA nisën për të luftuar në Koshare

Gazetari i njohur turk, Mithat Bereket, kishte realizuar një reportazh të jashtëzakonshëm në Koshare, në majin e vitit 1999. Bereket kishte udhëtuar nga Turqi, pastaj përmes Durrësit e deri në vijat e frontit të UÇK-së në Koshare, duke shfaqur pamje të papara deri atëherë si për publikun turk ashtu edhe atë ndërkombëtarë.

Në reportazhin e tij, Bereket interviston shumë të rinj që vinin nga Amerika për të luftuar për çlirimin e Kosovës. Pamjet deri më tash nuk janë publikuar në ndonjë media kosovare, shkruan Ballkani.info.

Në këtë video shihen se si mobilizohen shqiptarët e ardhur nga Amerika dhe me autobusë nga Durrësi bartën në vijat e frontit.

Në vazhdim do të sjellim edhe pamje tjera nga ky reportazh i jashtëzakonshëm…