Pamje si në filma| Momenti i shkëmbimit të ish-marinsit amerikan me pilotin rus

Trevor Reed, një shtetas amerikan dhe ish-marins i cili ishte arrestuar në Rusi që nga viti 2019, është kthyer në Shtetet e Bashkuara, tha nëna e tij Paula Reed në Twitter herët të enjten.

Reed u lirua në një shkëmbim të të burgosurve të mërkurën e 27 prillit.

“Ka qenë një ditë shumë emocionuese për familjen Reed,” shkroi Paula Reed në Twitter, përcjell javanews. “Trevor është kthyer në SHBA.”

Lirimi i dha fund një sprove gati trevjeçare për Reed, i cili u dënua me nëntë vjet burg në korrik 2020 për rrezikimin e “jetës dhe shëndetit” të oficerëve të policisë ruse në një grindje. Reed dhe familja e tij i kanë mohuar akuzat kundër tij.

Lirimi i Reed nuk do të ndikojë në qasjen e SHBA ndaj luftës në Ukrainë, thanë zyrtarë të lartë të administratës.