Pamje shokuese nga Stambolli pasi që aeroplani rrëshqiti dhe u nda në tri pjesë VIDEO

Pasi që aeroplani i udhëtarëve “Boing 733-800” e gaboi pistën, duke rrëshqitur në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gokçen”, në publik janë paraqitur disa xhirime të tmerrshme.

Për fat të mirë, nuk pati viktima, por të lënduar mbetën rreth 120 persona, shkruan Ballkani.info.

Siç mund të shihet në këtë video, disa udhëtarë janë mbuluar nga gjaku dhe janë totalisht në shok.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=CQXoDuqLcpY&feature=emb_title

Një udhëtar me shami fshinë gjakun nga fytyra, kurse të tjerët qajnë.

Të kujtojmë se aeroplani udhëtonte nga Izmiri për në Stamboll, por më të ateruar, ai rrëshqet për shkak të kushteve atmosferike dhe më pas ndahet në tri pjesë. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=A5fIQZJQyMc&feature=emb_title