Pamje: Sa rëndë e përjetoi Shakira humbjen e Barçës kundër Liverpoolit

Këngëtarja e famshme dhe gruaja e Gerard Piques, Shakira, e kishte përjetuar rëndë humbjen e Barcelonës 4-0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barça ka publikuar sekuenca nga dokumentari “Matchday” (Dita e ndeshjes), duke shfaqur reagimet e Shakirës gjatë humbjes që i kushtoi gjigantit katalonas me një turpërim tjetër në Ligën e Kampionëve.

“Liverpooli shënoi gol në minutën e 6-të në pjesën e parë. Një tjetër në minutën e 8-të të pjesës së dytë. 2-0, një gol larg barazimit të rezultatit të përgjithshëm. Nëse qëndron kështu, nuk ka rëndësi sepse ne kalojmë në finale”, thotë Shakira në video.

“Jo, nuk mund ta besoj! Jo!” ishte reagimi i saj.