video

Pamje që të përlotin, momenti kur qeni shpëton pronaren nga vdekja

Janë befasuese pamjet që tregojnë momentin kur një qen e tërhoqi pronaren e tij nga rruga duke shmangur përplasjen nga një makinë që kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt saj.

Kimberley Bridges, 35 vjeç, ishte duke ecur me qenin e saj Orla në Castleford, West Yorkshire kur një makinë 4×4 humbi kontrollin dhe mori para gjithçka që gjeti në vendin ku po lëvizte e reja.

Orla reagoi shpejt dhe iu shmang Toyota Hilux-it të zi, teksa makina doli nga rruga dhe u përplas në trotuarin ku po lëvizte vajza me qenin e saj.

Falë lëvizjes së qenit dhe tërheqjes që i bëri 35-vjeçares, kjo e fundit mundi të shpëtojë duke qenë falenderuese ndaj qenit të saj.