Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se këtë vikend nuk do të merret me punë të shtetit, pasi që ajo po pushon në Brezovicë. Osmani po qëndron në një prej hoteleve më luksoze të Brezovicës, ku nata kushton deri në 300 euro.
Demokracia.com ka siguruar pamje ekskluzive të mbrojtjes së afërt, e cila po e përcjell Osmanin dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, në pushime.
Nuk dihet nëse bashkë me çiftin Sadriu janë edhe vajzat e tyre.
Sidoqoftë, Demokracia.com merr vesh se çifti janë duke qëndruar në “Brezovica Hotel” këtë vikend.Lojtës Videosh00:0000:07
Hoteli ku ata kanë vendosur ta kalojnë këtë të shtunë e të diel është një prej më të shtrenjtëve dhe më luksoze në Brezovicë.
Çmimi në një dhomë standarde është 120 euro, ku përfshihet mëngjesi dhe qendra e SPA. Ndërkaq, dhoma më e shtrenjtë është “Suita Presidenciale”, e cila kushton plot 300 euro për vetëm një natë.
Ndërkohë, dje në rrjete sociale ka qarkulluar një foto ku shihen presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, të cilët kanë shkuar për skijim në Brezovicë, por që nuk dihet nëse kanë skijuar, pasi që atje nuk është duke punuar teleferiku.
Ajo që Demokracia.com ka vërejtur është edhe çmimi i shtrenjtë i rrobave që i kanë veshur Osmani e Sadriu, sidomos ky i fundit, të cilit vetëm skijat i kushtojnë rreth 900 dollarë.
Ndërkaq, rrobat e skijimit të tij janë të brendit më të njohur me të cilin vishen më së shumti skijatorët profesionistë, “Helly Hansen”.
Osmani e Sadriu janë parë të buzëqeshur pranë Sasha Ilic, i cili e drejton qendrën e skijimit në Brezovicë.










