Pamje: Nju Jorku shpall gjendje emergjente nga vërshimet, stacioni hekurudhor mbushet me ujë

Shërbimi Kombëtar i Motit e ka lëshuar paralajmërimin e parë ndonjëherë për vërshime në qytetin e Nju Jorkut, pasi stuhia Ida solli reshje të dendura, të cilat i vërshuan stacionet hekurudhore dhe rrugët në Manhattan, Brooklyn dhe New Jersey. Gazeta Washington Post raportoi se një person mbeti i vdekur në New Jersey.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, e shpalli gjendjen emergjente pak pas mesnatës, duke thënë: “Jemi duke u përballur me një ngjarje historike të motit sonte me reshje rekorde në mbarë qytetin, vërshime të ashpra dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona.”

Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen stacione hekurudhore nëntokësore të vërshuara nga uji. Vërshimet kanë prekur edhe disa rrugë dhe shtëpi, shkruan BBC.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se ka regjistruar 8 centimetra reshje për vetëm një orë në Parkun Qendror të Nju Jorkut.

Policia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin në rrugë, ndërsa departamenti i zjarrfikësve ka thënë se po u përgjigjet thirrjeve për ndihmë në pjesë të ndryshme të qytetit.