Pamje nga vërshimet në Shqipëri

Vërshimet e mëdha kanë lënë pasoja edhe në Shqipëri. Shtëpitë dhe objektet e rrethuara nga uji, veturat e përmbytura, janë pamje që nuk shihen shpesh.

Agjencia e lajmeve “AP” ka filmuar disa momente nga përmbytjet në Shkodër.

Fshati Obot është ndër më të prekurit, i cili gjendet 100 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Mijëra hektarë janë përmbytur ndërsa autoritetet kanë evakuuar shumë nga banorët.