Pamje nga vendi i ngjarjes, shpëtohet 20-vjeçari që ra në Lepenc

Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, aty ku një ditë më parë një veturë ra në rrjedhën e lumit Lepenc.

Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se bëhet fjalë për familjen Pacolli. Teksa ka publikuar edhe emrat e personave që u përfshinë në këtë tragjedi.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret, e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!“, ka shkruar Pacolli.

Klan Macedonia ka siguruar pamjet e shpëtimit të 20 vjeçarit Shkëlqim Pacolli, ditën e djeshme.