Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos menaxheri i ‘On Records’ (VIDEO)

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një plagosje.

Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur menaxheri i label-it ‘On Records’, ndërsa janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Pamje nga vendi i ngjarjes: