Para pak çastesh u raportua për një ngjarje të rëndë ku një 50-vjeçari në Prishtinë ka rënë nga ndërtesa, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50-vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.
Së fundmi KALLXO.com ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes.











